Nga Gjetë Prenga tek Islam Dudaev, Shqipëria gati për Botërorin e Mundjes
Prej disa vitesh mundja ka marrë statusin e sportit më të suksesshëm në vendin tonë dhe kjo ka ardhur falë rezultateve historike në arenën ndërkombëtare, me medalje të arta botërore dhe europiane si, duke u ngjitur gjithashtu për herë të parë edhe në podiumin olimpik.
Këto arritje kanë ardhur si rrjedhojë e strategjisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, i cili me marrjen e drejtimit të federatës afroi në Kombëtaren Kuqezi tre mundës nga Rusia, sportistë të një niveli të jashtëzakonshëm si Zelimkhan Abakarov, Islam Dudeav dhe Chermen Valiev.
Tashmë mundja shqiptare ka përpara një tjetër ndalesë të rëndësishme, Kampionatin Botëror 2025, aktivitet që do të mbahet më datat 13-21 shtator në Zagreb të Kroacisë. Në këtë eveniment Shqipëria do të përfaqësohet me pesë sportistë në stilin e lirë dhe atë greko-roman.
Kështu në stilin e lirë, do të konkurrojnë Zelimkhan Abakarov në peshat 61 kg, Islam Dudeav në peshat 70 kg dhe Chermen Valiev në peshat 74 kg. Në stilin greko-roman ngjyrat kuqezi do t’i mbrojë Gjetë Prenga në peshat 67 kg, ndërsa në radhët e femrave do të konkurrojë Albina Drazhi, në kategorinë e peshave 68 kg. Sigurisht, pritshmëritë për zonën e medaljeve janë me 3 mundësitë e natyralizuar, të cilat janë një garanci suksesi për Shqipërinë, në çdo kompeticion ku marrin pjesë.
PANORAMASPORT.AL













