Nga Bylisi te Flamurtari, Dinamo merr vendimin për biletat në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2025 | 14:53

Nga Bylisi te Flamurtari, Dinamo merr vendimin për biletat në “Selman Stërmasi”

Dinamo ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me Flamurtarin. Dinamovitët kanë vendosur të rrisin çmimet nga sfida e fundit ku pritën Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Screenshot 2025-10-01 143608

Nëse ndaj Bylisit çmimi i biletave në tribunën ballore dhe atë ku vendoseshin miqtë ishte 300 lekë, për sfidën me Flamurtarin mund të sigurohen me 500 lekë.

Tribunat A dhe B i kanë ndërkohë çmimet e pandryshuara, pikërisht 1000 lekë. Dinamo fitoi sfidën e fundit me Tiranën në “Selman Stërmasi” ku ishte klub mik. Ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, që ka vetëm 2 pikë, synon fitoren për të mbajtur hapin e skuadrave të kreut.

SA ISHIN:

549183732_1202545428578254_8323018060955614270_n

SA JANË:

555994751_1213223337510463_6362521940933913373_n (1)

PANORAMASPORT.AL