“Nëndetësja” ankorohet në shtëpi, pritëse në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2025 | 22:45

“Nëndetësja” ankorohet në shtëpi, pritëse në kryeqytet

Dinamo pritet t’i luajë ndeshjet e ardhshme si pritës në stadiumin “Selman Stërmasi”. “Panorama Sport” e ka raportuar edhe më parë këtë lëvizje, që do i largonte nga Elbasani.

selman stermasi

Interesi akoma mbetet për ekipin e Ilir Dajës. Kështu jo vetëm bardheblutë do të riktheheshin në “Selman Stërmasi”, por edhe dinamovitët. Deri tani këto të fundit kanë preferuar stadiumin “Elbasan Arena”, që edhe ka rezultuar me fat. Megjithatë, tifozët vazhdimisht kanë kërkuar t’i luajnë ndeshjet si pritës në Tiranë. Marrëveshja ndërkohë është drejt finalizimit. Sfida e radhës për Dinamon është më 14 shtator, përballë Elbasanit. Po ashtu ndaj Teutës është një tjetër takim në transfertë, që programohet për datën 17 shtator.

Rikthimi në “Selman Stërmasi” do të ishte në javën e katërt të Superiores, ku sipas kalendarit do të presin Bylisin. “Selman Stërmasi” konsiderohet si shtëpia e vjetër e bluve të kryeqytetit, pasi më herët edhe stadiumi ka pasur emrin “Dinamo”.

PANORAMASPORT.AL