Në Superiore nuk e bindën, Shkëndija transferon mesfushorin shqiptar që spikati në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2026 | 16:08

Në Superiore nuk e bindën, Shkëndija transferon mesfushorin shqiptar që spikati në kryeqytet

Drilon Islami u zyrtarizua te Shkëndija me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Mesfushori më parë nuk bindi te Kluzh, për këtë edhe kishte mbetur si lojtar i lirë.

Screenshot 2026-01-05 160817

Në Superiore po ashtu u përfol emri i tij, megjithatë asnjë klub nuk arriti ta bindë. Periudha e shkëlqimit ishte për të te Prishtina.

Njoftimi:

“KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e mesfushorit defenaziv, Drilon Islami. 25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me Kluzhin e Rumanisë.

Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Prishtinën në elitën kosovare, para se të transferohej në Rumani ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore. Menjëherë pas kësaj ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.

Drilon Islami karrierën si profesionist e nisi te klubi i qytetit të lindjes, Ferizaji, derisa më vonë do të luante edhe me Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Ka qenë pjesë e moshave të Kosovës, ndërsa te Kluzhi i Rumanisë u transferua janarin e vitit të shkuar.

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi”.

PANORAMASPORT.AL