Në Shqipëri nuk ndalen kritikat ndaj tij për gjyqtarët, UEFA dërgon Sokol Jarecin në Champions për duelin e veçantë
Sokol Jareci është kthyer në një emër të lakuar në futbollin shqiptar në muajt e fundit, pas ankesave të vazhdueshme të klubeve shqiptare për gjyqtarët dhe vendimet e tyre në ndeshjet e kategorive të ndryshme. Por në UEFA, situata është krejtësisht ndryshe.

Organizata ndërkombëtare ka vendosur që në ndeshjet e kësaj mesjave të Ligës së Kampioneve të dërgojë Sokol Jarecin si vëzhgues gjyqtarësh në një duel mjaft të veçantë.
Ai do të jetë vëzhguesi i gjyqtarëve për ndeshjen që luhet në Paris, mes PSG-së vendas dhe Monakos, një derbi mes dy skuadrave të të njëjtit vend. Sfida e parë ka përfunduar me shifrat 3-2 për parisienët.
Gjyqtar i ndeshjes është rumuni Istvan Kovaç, i cili ka pjesë të trupës të gjyqtarëve në fushë bashkëkombës të tij. Ndërkohë, në Var do të jetë holandezi Pol Van Boekel, ndërsa në AVAR do të jetë italiani Marko Di Belo. E gjitha trupa e gjyqtarve në fund do të vlerësohet për paraqitjen e tyre pikërisht nga Jareci.
PANORAMASPORT.AL













