Në garë për “Final Four”, pas Tetovës edhe trajneri tjetër do të përballej me largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2026 | 17:04

Në garë për “Final Four”, pas Tetovës edhe trajneri tjetër do të përballej me largimin

Edlir Tetova do të mbajë nesër një konferencë të rëndësishme, siç klubi i Egnatia ka njoftuar. Nuk përjashtohet mundësia, që trajneri 43-vjeçar të njoftojë se do e mbyllë me kampionët.

Abissnet superiore

Menjëherë për Edlir Tetovën doli në skenë klubi i Teutës. Për trajnerin kampion do të ishte një rikthim në shtëpi, aty ku nisi çdo gjë në futboll.

Teuta ndërkohë po lufton për zonën “Final Four”, ndërsa trajner është Enkelejd Dobi. Durrsakët numërojnë 6 pikë më pak se Partizani dhe Dinamo.

Ndaj Elbasanit në shtëpi do kërkohet rikthimi te fitorja. Në këtë periudhë, zërat për të ardhmen e Dobit po vazhdojnë të rëndojnë.

PANORAMASPORT.AL