Mustafa i shtohet listës së Dinamos, katër lojtarë rrezikojnë te “nëndetësja”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2026 | 21:36

Mustafa i shtohet listës së Dinamos, katër lojtarë rrezikojnë te “nëndetësja”

Dinamo e mbylli ndeshjen e javës së fundit ndaj Bylisit në një barazim pa gola, duke bërë në këtë mënyrë 4 ndeshje radhazi që nuk shënon. Megjithatë, dy afrimet e fundit japin besim se situata mund të ndryshojë dhe se Dinamo do të rikthehet te goli pasi Malomo dhe Mustafa janë dy lojtarë që së bashku kanë shënuar 10 gola këtë sezon dhe kanë asistuar në 4 të tjerë.

dinamo

Por, Mustafa duhet të bëjë kujdes në derbin ndaj Tiranës duke qenë se është në kuotën e 3 kartonëve të verdhë. Ish-sulmuesi i Bylisit ende nuk ka debutuar me fanellën e Dinamos dhe që në debutim, duhet të jetë i kujdesshëm për të mos marrë karton të verdhë pasi menjëherë do të ishte i pezulluar.

Mustafa nuk është lojtari i vetëm që rrezikon te Dinamo, pasi në kuotën e 3 kartonëve të verdhë janë edhe Dejvi Bregu, Eridon Qardaku dhe Bernard Berisha të cilët prej disa javësh janë me nga 3 kartonë. Në sfidën ndaj Bylisit, mungoi Gudiabi i cili kishte plotësuar numrin e kartonëve, megjithatë ndaj Tiranës në derbi do të jetë një rikthim i rëndësishëm në mesfushë, aty ku ka pasur një vend konstant në formacion.

PANORAMASPORT.AL