Mungesa e Dajsinanit, çfarë po ndodh me portierin e Kombëtares tek Egnatia
Mario Dajsinani i mungoi Egnatias në dy ndeshjet e fundit, duke mos qenë as në stol. Portieri i kampionëve humbi sfidat me Flamurtarin dhe Elbasanin. Bëhet fjalë për një dëmtim, për të cilin është raportuar si i lehtë.

Më 17 prilll, në ditën kur Edlir Tetova dha dorëheqjen, zbuloi para sfidës me Flamurtarin: “Nuk e dimë gjendjen e Dajsinanit për një dëmtim të lehtë. Megjithatë, do të shohim para ndeshjes për të marrë një informacion më të saktë nga mjekët”.
Tashmë ka kaluar një javë nga deklarata e mësipërme. Levan Tandilashvili zëvendësoi si duhet Dajsinanin në Kupë, ku priti edhe penallti duke kontribuar te kualifikimi në finale.
Ndeshja e radhës ndërkohë do të luhet më 26 prill. Egnatia pret Vorën në shtëpi.
PANORAMASPORT.AL













