MUNDJE/ Lojërat Islamike, Abakarov KO para duelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2025 | 12:56

MUNDJE/ Lojërat Islamike, Abakarov KO para duelit

Shqipëria ka përfunduar dje konkurrimin e saj në Lojërat e Solidaritetit Islamik, aktivitet që ka nisur që prej datës 7 nëntor në Riad të Arabisë Saudite dhe që do ta ulë siparin ditën sotme.1663406130_3069485403941687695573236942431140730957837nI fundit kuqezi që pritej të futej në garë ishte mundësi Zelimkhan Abakarov, një sportist që në vitin 2022 i dha vendit tonë një rezultat historik siç ishte titulli kampion botë. Por pak orë para duelit, Abakarov njoftoi tërheqjen për probleme fizike, duke mbyllur pa konkurruar aventurën e tij në Riad.

Kështu Shqipëria kthehet nga Arabia Saudite me dy medalje argjendi të fituara nga peshëngritësja Enkileda Carja, e cila vendosi edhe dy rekorde botërore për të reja.

PANORAMASPORT.AL