MUNDJE/ Kampionati Europian në Tiranë, Dudaev dërgon Shqipërinë në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2026 | 21:44

MUNDJE/ Kampionati Europian në Tiranë, Dudaev dërgon Shqipërinë në finale

Shqipëria ka shënuar një tjetër rezultat të madh në arenën ndërkombëtare me sportin e mundjes, teksa Islam Dudaev është kualifikuar për në finalen e Kampionatit Europian.

WhatsApp Image 2026-04-24 at 21.42.41

31-vjeçari nga Dagestani, i cili prej vitit 2022 garon për flamurin shqiptar, ka treguar një formë fantastike në kompeticionin që po mbahet në Tiranë. Dudaev regjistroi sot 3 fitore, duke siguruar zonën e medaljeve në kategorinë e peshave 65 kg në stilin e lirë.

WhatsApp Image 2026-04-24 at 21.42.40 (2)

DUELET – Dudaev e filloi nga kualifikueset, teksa shorti e vendosi përballë Ahmet Duman të Turqisë. Një ndeshje e dominuar dhe e fituar me rezultatin 6-1 nga mundësi i Shqipërisë. Në çerekfinale Dudaev mati forcat me gjeorgjianin Nika Zakashvili, një sfidë e luftuar, ku sportist kuqezi triumfoi në shifrat 3-1. Më tej ishte radha e gjysmëfinaleve, aty ku përballë kishte rusin Islam Guseinov, mundës që garon me flamur neutral.

WhatsApp Image 2026-04-24 at 21.42.40 (1)

Një ndeshje e menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer nga kampioni ynë, i cili arriti të fitonte me rezultatin 4-0, duke prerë kështu biletën për në finale, aty ku gjen Bashir Magomedovin, një tjetër rival rus. Finalja do të zhvillohet të shtunën në orën 18:20, ndërsa parashikohet një duel me shumë emocione.

WhatsApp Image 2026-04-24 at 21.42.40

Dudaev, ashtu sikurse Magomedov, e kanë siguruar medaljen e argjendit dhe tashmë do të japin gjithçka për të fituar titullin e kampionit të Europës. Islam Dudaev ka arritur që t’i dhurojë disa medalje të rëndësishme Shqipërisë, rezultate që kanë kulmuar me të artën në Europianin e vitit 2024, apo me bronzin olimpik historik në “Paris 2024”.

PANORAMASPORT.AL