MUNDJE/ Europiani në Tiranë, Prizreni: Një sukses i madh për Shqipërinë, treguam se dimë të presim evente të tilla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2026 | 15:20

MUNDJE/ Europiani në Tiranë, Prizreni: Një sukses i madh për Shqipërinë, treguam se dimë të presim evente të tilla

Sahit Prizreni, president i Federatës Shqiptare të Mundjes, u shpreh i kënaqur për organizimin e Kampionatit Europian në Tiranë, duke e cilësuar një sukses të madh për vendin.prizreniGjatë një interviste për “Sport News” në “News 24”, Prizreni ndër të tjera deklaroi: “Organizimi i Europianit të Mundjes në Tiranë ishte një sukses i madh për Shqipërinë. Jo vetëm që treguam se dimë të presim evente të nivelit të lartë, por arritëm edhe rezultate konkrete me dy medalje argjendi. Edhe pse patëm mungesa të rëndësishme, sportistët tanë treguan karakter dhe sakrificë të jashtëzakonshme, duke na bërë krenarë. Rasti i Islamit, që garoi i dëmtuar, tregon shpirtin e vërtetë të kampionit. Ky event dëshmoi se sporti është një mjet i fuqishëm për promovimin e vendit tonë. Vlerësimet ndërkombëtare ishin shumë të larta dhe kjo na motivon për organizime edhe më të mëdha në të ardhmen. Rritja e shpërblimeve është një hap pozitiv, por mbështetja duhet të vijojë. Synimi ynë është që mundja të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe të rrisim sa më shumë sportistë vendas që të arrijnë nivele të larta në arenën ndërkombëtare”, u shpreh kreu i mundjes shqiptare.

PANORAMASPORT.AL