MUNDJE/ Botërori i Ushtrisë, Valiev fiton medalje ari për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2025 | 10:07

MUNDJE/ Botërori i Ushtrisë, Valiev fiton medalje ari për Shqipërinë

Chermen Valiev, medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë, vijon të përfaqësojë me sukses flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.-640-0-img-2205-266Suksesi i radhës për mundësin 26-vjeçar vjen nga Kampionati Botëror i Forcave Ushtarake, aktivitet i zhvilluar në Warendorf të Gjermanisë. Valiev shkëlqeu në këtë turne, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e artë, për t’u kurorëzuar kampion Bote.

Një tjetër arritje për Chermen Valievin, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme, ku gjithçka vjen falë përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizmit të lartë të këtij sportisti. Valiev, siç dihet shkroi emrin e tij në historinë e sportit shqiptar, duke fituar medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Vetëm pak muaj më parë ai shënoi një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm me ngjyrat e Shqipërisë, pasi u shpall kampion i Europës. Valiev numëron gjithashtu edhe dy medalje të arta në kompeticionet “Grand Prix” të mundjes së lirë. I afruar në Kombëtare nga presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, kjo zgjedhje ka dhënë menjëherë rezultate fantastike në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL