MUNDJE/ Berati pret Kupën për moshat, rikthehen pas 38 vitesh aktivitetet
Mungesa e një pallati sporti e ka privuar gjithnjë qytetin e Beratit nga zhvillimi i aktiviteteve zyrtare sportive.

Por pas investimit të kryer së fundi në Shkollën e Mesme “Babë Dud Karbunara”, Berati rikthehet të presë aktivitete sportive. Federata Shqiptare e Mundjes ka zgjedhur qytetin e “një mbi një dritareve” si vend organizator për Kupën e Shqipërisë për U-15 dhe U-17, event që do të mbahet më datat 19-20 prill. Trajner i Tomorit, Oldi Dyshniku, shprehet i lumtur që Berati rikthehet të pres aktivitete pas 38 vitesh.
“Berati nuk ka pallat sporti, por kemi një nga palestrat më moderne të një prej shkollave të mesme e rindërtuar rishtazi. Kjo ndikoi që presidenti i FSHM-së, Sahit Prizreni së bashku me kryesinë, të vendosin që të sjellin këtu Kupën e Shqipërisë. Do ta organizojmë në mënyrë sa më perfekte, pasi kemi marrë edhe mbështetjen e plotë të kryebashkiakut Ervin Demo. I jemi mirënjohës federatës që na mbështet për të zhvilluar këtë sport me traditë në qytetin tonë”, thotë Dyshniku.
E.SPAHIU-PANORAMASPORT.AL













