Postuar: Prill 9, 2025 | 19:02
MUNDJE/ Abakarov shkëlqen përsëri, tjetër medalje për Shqipërinë në Kampionatin Europian
Mundësi Zelimkhan Abakarov ka siguruar një tjetër medalje të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë.

Mundësi ka fituar sot medaljen e bronzte në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bratislavë.
Ai u ndesh në duelin e peshës 61 kg në stilin e lirë për këtë medalje me moldavin Leomid Kolesnic dhe ia doli të triumfonte, duke siguruar një fitore të pastër 11-0 ndaj rivalit të tij dhe duke u bërë përsëri medalist europian. Në vitet e kaluara, Abakarov është shpallur dy herë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Europian në këtë peshë.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













