Mundja sjell dy medalje në Shqipëri, Valiev dhe Abakarov shkëlqejnë në turneun e Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2025 | 18:08

Mundja sjell dy medalje në Shqipëri, Valiev dhe Abakarov shkëlqejnë në turneun e Francës

Mundja shqiptare është kthyer e dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë nga turneu “Henri Deglane”, një event “Grand Prix”, i zhvilluar në Nisë të Francës.

Screenshot 2025-01-20 180824

Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov kanë spikatur në këtë kompeticion prestigjioz, duke ngjitur flamurin e Shqipërisë në podium. Valiev, medalisti i parë olimpik në historinë e vendit tonë, shkëlqeu në kategorinë e peshave 74 kg në stilin e lirë.

Ai fitoi medaljen e artë, duke treguar forcën dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe në këtë turne. Ndërkohë, Abakarov fitoi medaljen e argjendit në kategorinë e peshave 65 kg në stilin e lirë. Paraqitje shumë të mira nga kampionët kuqezi të mundjes, të cilët vijojnë të spikasin rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL