Mundja shkruan përsëri historinë, Çermen Valiev siguron medalje në finalen e Botërorit… i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2025 | 19:43

Mundja shkruan përsëri historinë, Çermen Valiev siguron medalje në finalen e Botërorit… i dëmtuar

Mundja shqiptare shkruan një tjetër kapitull të suksesshëm në arenën ndërkombëtare teksa ka siguruar medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

valiev

Çermen Valiev, mundësi rus i natyralizuar asi shqiptar, pas medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike, ka siguruar sot medaljen e argjendtë në Botëror. Valiev kishte arritur të kalonte me radhë kualifikueset me lehtësi duke mposhtur mongolin Togsjargal, belgun Veliev, amerikanin Karr dhe rusin Sidakov për të arritur në finalen e madhe tre peshës deri në 74 kilogram të stilit të lirë.

Përballë tij në finale ishte japonezi Kota Takahashi i cili u tregua më i saktë ne veprimet e tij në fillim dhe ia doli ta mposhte në pak më shumë se 4 minuta me rezultatin 8-2, duke siguruar medaljen e artë falë edhe një dëmtimi në gju të Valiev i cili nuk mund të vazhdonte dot më ndeshjen. Gjithsesi, për Valiev ky ishte një rezultat shumë i mirë, duke pasur parasysh që kjo ishte hera e parë në karrierë që ai merrte pjesë në një Kampionat Botëror.

PANORAMASPORT.AL