MOVIOLA E VORA-PARTIZANI/ Pretendime për penallti, VAR ndërhyn disa herë (VIDEO)
Ndeshja mes Vorës dhe Partizanit e përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2, prodhoi edhe disa raste për moviolë.

Episodi i parë u shënua në minutën e 42-të, kur Ismaili rrëzohet në mesfushë dhe më pas nga ai aksion, Vora fiton një goditje këndi nga e cila më pas erdhi goli i parë i vendasve. Protesta të shumta edhe të trajnerit Kërnaja, por arbitri Shahini i qëndroi besnik vendimit të tij. (VIDEO)
Një tjetër moment u regjistrua edhe në golin e dytë të shënuar nga Vora. Mbrojtësi Çibueke shënoi me anësorin që ngriti flamurin lart për pozicion jashtë loje, megjithatë pas ndërhyrjes së VAR vendimi i marrë nga gjyqtari i fushës u kthye, me pamjet që tregonin se lojtari i Vorës mbahej në lojë nga mbrojtësit e Partizanit. (VIDEO)
Në minutën e 85- të, Partizani pretendon për një penallti pasi një topi të prekur me dorë nga mbrojtësi i Vorës. Arbitri Shahini vijon lojën edhe pas një kontrolli të shkurtër nga sistemi VAR. Në rifillimin e lojës, shënohet një tjetër rast për moviolë. Daka shënon, por Bardhi ishte më parë në pozicion të parregullt. Në këtë rast, vendimi i anësorit ishte i drejtë dhe VAR, e konfirmoi atë. (VIDEO)
Ndërkohë, në fund, Dumbia pengon Kasallën. Arbitri akordon të verdhën e dytë për mesfushorin, por VAR ndërhyn dhe korigjon arbitrin Shahinin duke e ftuar këtë të fundit për t’i akorduar lojtarit të kuqin e menjëhershëm. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













