Moviola e Superiores/ Standarde të ndryshme në Laç dhe Korçë, Ganxhi milimetrik te Tirana-Vllaznia
Një javë plot polemika ka qenë për gjykimin në Superiore, teksa në dy raste pothuajse të njëjta, kemi parë vendime të ndryshme. Fjala është për penalltinë e akorduar në favor të Skënderbeut dhe një duel i njëjtë në takimin Laçi-Egnatia.

Në rastin e parë, shohim që Preka dhe Bismark rrëzohen bashkë në zonë dhe gjyqtari Bastari akordon 11-metërsh. Në minutën e 11-të në Laç, Tresa i merr kohën Uotlait dhe ky i fundit e shtyn në zonë, por për gjyqtarin Juxhin Xhaja gjithçka është e rregullt. Në të dyja rastet, sistemi VAR nuk ndërhyri.
JORGJI- I caktuar për të gjykuar “klasiken”, Enea Jorgji dhe Emigers Ganxhi lanë shenjë në këtë takim, sidomos anësori, i cili u tregua i saktë në dy raste ku bardheblutë shënuan. Sipas tij, Zharmuni në rastin e parë dhe Ernest në të dytin, ishin më të avancuar se mbrojtja shkodrane. Vendime të drejta, të cilat teknologjia i konfirmoi.
DODA- Në Dinamo-Bylis, kishte dy raste të dyshimta, ku kryesori akordoi gol në fushë. Bregu shënon nga brenda zonës, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli ishte pozicion jashtë loje. Edhe në rastin e dytë, ku bëhej fjalë për një penallti, arbitri Doda duhet të kishte riparë pamjet në monitor, pasi ka faull ndaj Zabërgjës në zonë.
PANORAMASPORT.AL













