Postuar: Janar 20, 2025 | 15:36
Moviola e Skënderbeu-Vllaznia/ Gabon Xhaja, VAR i vjen në ndihmë (VIDEO)
Një rast ka qenë për moviolë në ndeshjen e luajtur mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.
Një penallti është asistuar nga sistemi VAR që i ka ardhur në ndihmë kryesorit Juxhin Xhaja. Randi Dumfur pasi largon një top, shkelmon këmbën e Malës. Loja fillimisht vijon, por pasi kuqeblutë pretendojnë për penallti, Xhaja thirret nga sistemi VAR dhe pasi sheh pamjet, akordon penallti.
Nga pamjet shihet se kryesori nuk ka qenë i aftë që të akordojë direkt penallti, por shpëtohet nga VAR-i. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













