Postuar: Janar 20, 2026 | 17:37
Moviola e Partizani-Teuta/ Të kuqtë kishin ankesa vetëm për një penallti
Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës prodhoi vetëm një moment për moviolë. Bëhet fjalë për minutën e 22 të pjesës së parë kur të kuqtë pretenduan për një prekje të topit me dorë nga ana e mesfushorit të Teutës, Xhoel Maçolli.

Megjithatë, arbitri kryesor Bastari vendosi të vijonte sfidën ndërsa pavarësisht pretendimeve të kryeqytetasve, rasti nuk kaloi nëpërmjet sistemit VAR teksa mjaftoi një kontroll i thjeshtë për të konfirmuar vendimin e arbitrit në fushë.
Pavarësisht dorës së hapur të Maçollit, topi nuk shkoi në dorën e mesfushorit e në këtë formë, arbitri Bastari mori një vendim të drejtë duke vijuar normalisht sfidën.
SHIH VIDEO
PANORAMASPORT.AL













