Moviola e Elbasani-Vllaznia/ Vrapi pa ‘punë’, vetëm një rast i diskutueshëm edhe pse shkodranët u nervozuan me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2025 | 10:30

Moviola e Elbasani-Vllaznia/ Vrapi pa ‘punë’, vetëm një rast i diskutueshëm edhe pse shkodranët u nervozuan me të

Ndeshja e gjykuar nga kryesori Daniel Vrapi nuk pati probleme sa i takon gjykimit, pasi munguan rastet e diskutueshme, ndonëse shkodranët ishin shumë të acaruar në fund të sfidës me kryesorin.

bandicam 2025-02-05 16-59-14-200

Ishte vetëm një episod në këtë 90-minutësh, që kryesori e zgjidhi drejt në fushë, pa pasur nevojën e ndihmës së VAR-it, ku ishte Olsion Yzeiraj.

72’ Ka një pretendim për penallti nga ana e shkodranëve. Pas një krosi të shkurtër të Malës në zonë, Ze Gomesh e prek pak topin me dorë, por dorën e ka të vendosur në gjoks për t’u mbrojtur, ngjitur me trupin. Nuk kemi të bëjmë me shtim të vëllimit të trupit nga lojtari elbasanas, kështu që nuk ka penallti. Edhe lojtarët e Vllaznisë binden për këtë fakt.

PANORAMASPORT.AL