Moviola e Dinamo-Vllaznia/ VAR-i vendos gjithçka! Koçi gabon 2 penallti, një gol dhe një të kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2026 | 19:37

Moviola e Dinamo-Vllaznia/ VAR-i vendos gjithçka! Koçi gabon 2 penallti, një gol dhe një të kuq (VIDEO)

Sfida mes Dinamos dhe Vllaznisë, e zhvilluar pasditen e djeshme në “Air Albania” nuk pati fitues, por pati një ndeshje me shumë tension, raste dhe polemika të shumta. Kryesori i këtij takimi, Andi Koçi nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë duke qenë se gaboi disa herë dhe u desh ndërhyrja e sistemit VAR për të vendosur për rastet në fushë.

bandicam-2026-04-08-19-35-05-845

20’ Rast për Vllazninë ku Dodaj vendoset përpara portierit Teqja, i cili fillimisht nuk sheh topin dhe më pas, në tentativën për ta ndalur, pengon Bismarkun i cili rrëzohet dhe Koçi bën me shenjë që ka penallti për Vllazninë. Pas disa sekondash konsultim me dhomën e sistemit VAR, gjyqtari vendos të rishohë edhe një herë tjetër momentin dhe ndryshon vendimin duke anuluar penalltinë për të dhënë faull. Vendimi nga sistemi VAR, shpëton për herë të parë Koçin. (VIDEO)

26’ Pretendime për penallti te Dinamo, ku Nani pretendon një prekje të topit me dorë nga mbrojtësit e Vllaznisë, por kryesori Koçi bën me shenjë për goditje këndi dhe në pamje nuk bëhet fjalë për penallti. (VIDEO)

53’ Vila tenton një krosim në zonë, por ndalet me dorë nga Qato. Koçi i vëmendshëm akordon menjëherë penallti pavarësisht protestave. Për disa sekonda, kryesori konfirmon nëse ka qenë brenda apo jashtë zone me VAR-in dhe konfirmohet penalltia. Vendim i drejtë i Koçit. (VIDEO)

58’ Te Vllaznia pretendojnë për penallti për prekje të topit me dorë. Gjyqtari Koçi nuk është i këtij mendimi, pasi e quan fillimisht prekje me dorë nga ana e Qatos te Vllaznia, teksa edhe goli i shënuar nga Doda, është i pavlefshëm. Këtu kemi të bëjmë me gabim nga ana e Koçit, duke qenë se duhej lejuar aksioni pasi vërshëlleu para golit të shënuar, duke e nxjerrë null, situatë ku nuk mund të ndërhyjë më as VAR-i. Nëse Koçi e lejonte aksionin deri në fund, atëherë do të rishihej nëse ka pozicion jashtë loje, penallti apo gol të rregullt. (VIDEO) + (VIDEO)

73’ Dodaj realizon golin e dytë pas asistit të Gurishtës, por anësori sinjalizon menjëherë për pozicion jashtë loje dhe i bën me shenjë Gurishtës se ishte ai më i avancuar. Vendim i drejtë i anësorit. (VIDEO)

90+2’ Ndërhyrje e ashpër e Gurishtës ndaj Nezirit, por Koçi heziton të japë faull dhe pak me vonë vërshëllen, duke i treguar edhe kartonin e verdhë. Por, sërish sistemi VAR e thërret në detyrë dhe Koçi detyrohet të anulojë të verdhin të të nxjerrë karton të kuq. (VIDEO)

90+10′ Çelikoviç shkakton penallti te Vllaznia, pasi goditja e Xhejms ndalet me dorë nga mbrojtësi. Gjyqtari Koçi sërish lejon lojë duke akorduar këndore, por është sistemi VAR që e thërret në detyrë për të ndryshuar vendimin që ndryshoi edhe rezultatin e ndeshjes në 1-1. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL