Moviola e Dinamo-Flamurtari/ Gjyqtari Prenga në “gjumë”, protagonist bëhet sistemi VAR (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2025 | 10:05

Moviola e Dinamo-Flamurtari/ Gjyqtari Prenga në “gjumë”, protagonist bëhet sistemi VAR (VIDEO)

Në ndeshjen mes Dinamos dhe Flamurtarit, disa herë u desh që të thirrej në detyrë sistemi VAR, teksa në dy raste ndryshoi vendimin që kishte lënë Klodian Prenga në fushë dhe në të dyja rastet bëhet fjalë për kartonë të kuq, të cilët kryesori nuk i akordoi. Ky takim, kishte polemika sa i përket gjykimit dhe të dyja skuadrat, kishin pretendimet e tyre, teksa në fund ishte “VAR”-i që vuri drejtësinë në vend.

DINAMO

28’-31’ Veiga i sapofutur në lojë ndal në mënyrë të parregullt Guindon. Gjyqtari Klodian Prenga i jep të verdhë mes protestave të dinamovitëve se bëhej fjalë për të kuq, për shkak se Veiga i hoqi një rast të sigurt goli sulmuesit. VAR-i e fton Prengën të shohë pamjet se mbrojtësi ishte lojtari i fundit dhe ai ndërron vendim, duke e anuluar kartonin e verdhë, për ta ndëshkuar më pas me karton të kuq.  (VIDEO) (VIDEO)

52’ Protesta të dinamovitëve pasi Telushi prek topin me dorë në zonën e kuqezinjve. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë dhe pasi dëgjon këshillën nga VAR i qëndron idesë së tij pa parë pamjet në monitor. Nga pamjet filmike, duket një prekje e topit me dorë nga mesfushori i Flamurtarit, megjithatë gjyqtarët kanë qenë të një tjetër mendimi. (VIDEO)

79’-81’ Ferruku godet portierin Aleksovski të dalë nga zona në tentativën për të goditur topin. Gjyqtari Prenga akordon faull, por nuk e ndëshkon Farrukun, teksa pas pak sekondash është dhoma e “VAR”- it që i kërkon të rishohë momentin. Pasi Prenga sheh përsëritjen në monitor, vendos të ndëshkojë Farrukun me karton të kuq.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL