Moviola e Bylis-Partizani/ Pretendime për penallti, rastet kalojnë pa protestë (VIDEO)
Ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit e mbyllur me fitoren e të kuqve, 1-2, prodhoi edhe dy episode në pjesën e parë, nga një për secilën skuadër.

Rasti i parë u regjistrua në minutën e pestë kur Qaka pasi largoi topin në zonë, pengoi kundërshtarin që e kishte mundësinë të mbërrinte te sfera megjithatë arbitri Lata nuk e mori parasysh rastin. Ndërkaq, po një pretendim për penallti ka edhe nga ana e Partizanit kur në minutën e 36, Sidibe rrëzohet në zonë pas kontaktit me portierin Gurau.
Sërish Lata vijoi lojën edhe pse rasti ngre shumë pikëpyetje. Sakaq, gjatë ndeshjes apo edhe pas saj, nuk pati shumë protestë nga ana e protagonistëve në të dyja kampet duke i kaluar këto episode në heshtje.
5′ Pretendime për penallti te Bylisi. Adeduro pretendon për ndërhyrje nga Qaka. Gjyqtari Lata vijon lojën, ndonëse ka një dyluftim dhe zgjatim të dorës nga lojtari i të kuqev Qaka ndaj nigrianit të vendasve, por duket që me këmbë e largon i pari sferën… (VIDEO)
29′ Bylis gjen golin e avantazhit me Fokam. Fillimisht sulmuesi duket disi më i avancuar, por pamjet tregojnë se anësori ka marrë vendimin e duhur duke lejuar golin për vendasit. (VIDEO)
36′ Pretendim për penallti te Partizani. Sidibe rrëzohet në zonë. Gjyqtari Lata vendos të vijojë lojën, më pas VAR konfirmon vendimin e fushës. Nga pamjet duket që dora e portierit largon topin, para ndërhyrjes së sulmuesit të kuq… (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













