MOVIOLA/ Disa episode te Vllaznia-Elbasani, gjyqtari nuk gabon (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2026 | 10:27

MOVIOLA/ Disa episode te Vllaznia-Elbasani, gjyqtari nuk gabon (VIDEO)

Sfida mes Vllaznisë dhe Elbasani u shoqërua edhe me disa momente të diskutueshme që kërkuan vëmendjen e arbitrave. Pretendime për penallti dhe një gol i anuluar për pozicion jashtë loje ishin episodet kryesore që ndikuan në rrjedhën e takimit, por në të dy rastet vendimet rezultuan të drejta sipas pamjeve dhe interpretimit të rregullores.

VLLAZNIA-ELBASANI

MINUTA e 54-rt: Shkodranët pretendojnë për penallti për një prekje topi me dorë nga Kasa, gjyqtari lë lojën të vazhdojë ndërsa nuk sinjalizohet as nga VAR-i. Pamjet tregojnë se nuk ka penallti. (VIDEO)

MINUTA e 77-të: Shënon Elbasani me anë të Tsague, por goli nuk vlen. Kjo pasi sulmuesi është në pozicion të parregullt dhe barazimi nuk është i vendosur zyrtarisht. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

MINUTA e 84-rt: Protesta të Elbasanit për një faull të Lleshit që gjyqtari e akordon me vonesë, pasi verdheblutë po bënin një aksion të rrezikshëm, Bunjaku ndëshkohet me të verdhë për protesta. Gabim i gjyqtarit, duhet të vazhdonte lojën dhe Elbasani mund të shënonte pasi dy lojtarë dalin para Pohls. (VIDEO)

MINUTA 90+5: Pas një harkimi nga e djathta, sfera shkon në shtyllën e dytë ku Dodaj shtyn sferën në rrjetë. Pretendohet për prekje me dorë dhe pozicion jashtë loje. Pas verifikimit, nuk ka faulle. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL