Moment special para derbit, ka festë te “demat” e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2026 | 22:07

Moment special para derbit, ka festë te “demat” e Partizanit

Seanca e sotme stërvitore nisi me një moment të veçantë dhe plot emocion për skuadrën e Partizanit. Sulmuesi Sekou Sidibe është bërë baba i një djali, duke përjetuar një nga ditët më të bukura të jetës së tij.

633418214_1365921265577189_6287281333825390750_n

Shokët e ekipit e surprizuan me një fanellë të personalizuar me emrin Isa Sidibe, si simbol i këtij gëzimi të madh familjar.

Atmosfera në fushë ishte e mbushur me buzëqeshje dhe duartrokitje për sulmuesin, i cili nuk e fshehu emocionin.

Ky moment i veçantë duket se ka forcuar edhe më shumë frymën e grupit brenda skuadrës. Lojtarët vijuan përgatitjet me energji pozitive dhe motivim të shtuar. Tashmë, Partizani është e fokusuar maksimalisht në derbin e shumëpritur ndaj Tirana, me synimin për ta kurorëzuar këtë javë të veçantë me një fitore.

PANORAMASPORT.AL