Milinkoviç gati për debutimin te Partizani, njeh vetëm dy trajnerë nga Superiorja
Mladen Milinkoviç u rikthye pas 8 vitesh në Superiore. Në elitën e futbollit shqiptar qëndronte në vitin 2016 dhe 2017, ndërsa mbante drejtimin e Luftëtarit dhe më pas Kukësit.
Për trajnerin 57-vjeçar debutimi me Partizanin do të vijë këtë javë përballë Vorës. Trajner me këtë të fundit është Arjan Bellaj. Asnjëherë më parë Milinkoviç dhe Bellaj nuk janë vendosur përballë njëri-tjetrit. Pas 8 vitesh të kaluara, Milinkoviç gjen emra të rinj në krye si trajnerë të Superiores. Aktualisht mund të thuhet se njeh vetëm dy prej tyre. Ilir Dajën dhe Mirel Josën.
Me të dy teknikët në fjalë ka rekorde negative. Përballë Ilir Dajës ka qenë 6 herë. Ndër ato ndeshje ka fituar 1, kur vetë drejtonte Luftëtarin dhe Ilir Daja ishte trajner i Tiranës. Më pas ky i fundit fitonte përballjet e tjera si bardheblu apo trajner i Skënderbeut. Në anën tjetër, Milinkoviç pas eksperiencave me Luftëtarin vendosej përballë tij si trajner i Kukësit. Ndaj Mirel Josës numëron 4 paraqitje. Sërish 1 fitore, ndërsa janë 3 humbje.
Josa fitonte si trajner i Tiranës, që asokohe provonte për herë të parë rënien nga Superiorja. Për Milinkoviç ishte sezoni i mrekullisë sepse me gjirokastritët renditej i katërti, fill pas Kukësi, Partizanit dhe Skënderbeut.
PANORAMASPORT.AL













