Postuar: Gusht 11, 2024 | 19:40
Medalja e dytë olimpike për Shqipërinë, reagon Rama: Kujt nuk di t’i gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës
Shqipëria ka mbyllur Lojërat Olimpike me dy medalje të bronzta, të fituara nga mundësit Çermen Valiev dhe Islam Dudaev. Pas fitores së këtij të fundit në ndeshjen e sotme, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale.
POSTIMI I RAMËS
JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË.
Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"