Postuar: Gusht 18, 2025 | 14:12
Më i kërkuari në Superiore, në Shkodër janë të sigurt që sulmuesi firmos për Vllazninë
Çarls Bismark është sulmuesi më i kërkuar në Superiores. Disa klube janë përfolur, për të përfituar shërbimet e sulmuesit të Skënderbeut.

Në Shkodër janë të sigurt, që Bismark do u bashkohet atyre pas eksperiencës në Europë. Akoma nuk bëhet e ditur nëse Skënderbeu synon vetëm shitjen, apo edhe huazimi qëndron si opsion.
24-vjeçari nga Gana u afrua në verën e kaluar te Skënderbeu. Me bardhekuqtë gjeti rrugën e rrjetës 9 herë. Në fund nuk u shmang rënia nga kategoria.
PANORAMASPORT.AL













