Mbrojtësi më i fortë shqiptar me të cilin është përballur, Salihi: Osmani të habiste me muhabet, Admir Teli më i miri
Ish-sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihi zgjedh mbrojtësin më të fortë shqiptar me të cilin është përballur.

Në një intervistë speciale për emisionin “Dosja e Fundit”, në RTSH Korça, sulmuesi shkodran ka zgjedhur Admir Telin, si mbrojtësin që i ka hapur më shumë telashe, ndërkohë që nuk ka munguar një koment pikat për Tefik Osmanin, që sipas Salihit të habiste me muhabet gjatë lojës.
Ditmar Bicaj apo Ylli Shameti?
-Shameti.
Ylli Shameti apo Gentian Muça?
– Shametin, sepse nuk kam luajtur shumë me Muçën.
Ylli Shameti apo Erion Xhafa?
-Erion Xhafa.
Erion Xhafa apo Endri Vrapi?
-Erion Xhafa.
Erion Xhafa apo Tefik Osmani?
-Tefik Osmani mo, të habiste me muhabet.
Tefik Osmani apo Rezart Dabulla?
-Osmani.
Tefik Osmani apo Arjan Pisha?
-Pisha.
Arian Pisha apo Armand Dallku?
-Pisha prap.
Arjan Pisha apo Admir Teli?
-Teli, besoj se ky do të mbesi deri në fund.
Admir Teli apo Nevil Dede?
-Admir Teli.
Admir Teli apo Geri Çipi?
-Admir Teli.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













