Mbipopullim në ofensivën e Flamurtarit, “dhimbje koke” për Garsian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2025 | 20:58

Mbipopullim në ofensivën e Flamurtarit, “dhimbje koke” për Garsian

Me ardhjen e Alesandro Bolzan ofensiva përforcohet ndjeshëm. Trajneri Karlos Garsia e ka tashmë të qartë se cilët futbollistë do të ketë nesër në Elbasan, në startin e kampionatit. Por “Panorama Sport”, zbulon se tekniku spanjoll për momentin në “kokën” e tij e ka të projektuar treshen titullare të sulmit dhe beson tek gjendja e tyre e mirë.

GARSIA

Mësohet se ai pëlqen nigerianin Krist Evo Ememe. 24-vjeçari që pjesë e Flamurtarit u bë në sezonin 2024-2025 e ka një vend të sigurt. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Aldrit Oshafi. Ashtu si Ememe edhe Oshafi erdhi në Vlorë në të njëjtën kohë dhe tashmë ka arritur të fitojë “zemrën” e trajnerit Garsia që e shikon si titullar.

Gjithashtu, edhe blerja e këtij sezoni Erald Maksuti duket se ka bindur trajnerin spanjoll. Edhe pse 21 vjeç, talenti i dalë nga akademia e Apolonisë do të ketë një vend të rëndësishëm te Flamurtari. Kështu, gjasat janë që treshja Ememe-OshafiMaksuti ta nisin titullarë që prej orës 20:00 të së shtunës në “Elbasan Arena”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL