Mbijetesa një enigmë, Bylisi ëndërron pikë në Shkodër
Bylisi realizoi fitoren e dytë për Vitin 2026 duke mposhtur skuadrën e Teutës në “Adush Muçaj”, falë golave të Eminit dhe Kamarasë. Mallakastriotët pasi mposhtën vlonjatët, triumfuan edhe ndaj një rivali për mbijetesë siç është Teuta, teksa tashmë gara për fund është bërë edhe më e ashpër.

Mallakastriotët nga dje kanë nisur që të mendojmë për ndeshjen e radhës, teksa në transfertë do të kenë përballë skuadrën e Vllaznisë në fundjavën e ardhshme. Trajneri Mirel Josa dje ka ndjekur ndeshjen që ka zhvilluar skuadra B, me Partizanin B, ku janë aktivizuar edhe disa lojtarë të skuadrës së parë, të cilët nuk morën minuta ndaj Teutës. Ballshiotët fituan 3-2 një duel dramatik falë golave të Akibu, Almeida e Hodo dhe tashmë kanë edhe finalen e radhës me Butrintin.
Ballshiotët Josa po kërkon që të ketë n formë të gjithë grupin në këto javë delikate dhe mjaft të rëndësishme për mbijetesën në elitë. Te Bylisi munguan sërish Përndreca e Olavio, por edhe Fokam e Sanogo. Nuk dihet se sa do të zgjasin problemet shëndetësore të lojtarëve më sipër, ndërsa Bylisi do të vijojë që të qëndrojë në grumbullim edhe në prag të duelit të radhës me Vllazninë. Ballshiotët kanë shanse për të mbijetuar, ndonëse kanë një kalendar të vështirë, po ashtu edhe rivalët e tyre.
Në lojë janë dhe 9 pikë, ndërsa mallakastriotët duhet që të marrin të paktën edhe 3-4 pikë, për të mbijetuar në elitë, ndonëse javë pas jave ekipet rivale po shkojnë “rrotë më rrotë”.
Ballshiotët dje kanë qenë pushim, sidomos titullarët, ndërsa pjesa tjetër që nuk kanë luajtur fare janë bërë pjesë e skuadrës B, ndërsa sot tërë kontingjenti do të zbresë i tëri nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa dhe stafit, sepse në radhë është sfida mjaft e rëndësishme me shkodranët… Ballshiotët luajnë finalet e sezonit, ndërsa me Josën në stol një ekspert në trajning ballshiotët janë të bindur se do t’ia dalin. Tashmë është radha e Vllaznisë dhe në Shkodër, Bylisi edhe ka fituar apo ka marrë pikë…
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL













