Mandela shpreh mirënjohjen për Dinamon: Më bëtë që Bota të dëgjojë emrin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2025 | 8:28

Mandela shpreh mirënjohjen për Dinamon: Më bëtë që Bota të dëgjojë emrin tim

Pas një viti në radhët e Dinamos, sulmuesi nigerian Itodo Mandela ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me klubin kryeqytetas. 22-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri nga Luzi 2008, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u shprehur me fjalë mirënjohjeje ndaj klubit, tifozëve dhe vendit që e priti.

mandela

Lajmi u bë zyrtar nga vetë Dinamo, ndërsa futbollisti nuk la pa falënderuar publikisht ata që i dhanë shansin të tregonte veten.

Postimi i plotë i Mandelës në “Instagram”: “Faleminderit që besuat tek unë kur bota nuk e kishte parë ende atë që mbaja brenda. Që nga momenti që vesha fanellën me stemën tuaj, ndjeva një ndjenjë qëllimi, përkatësie dhe krenarie. Çdo gol, çdo brohoritje nga tifozët, çdo seancë stërvitore në shi dhe në diell, gjithçka do të thoshte diçka më të thellë se futbolli. Me dhe skenën për t’u rritur, për të luftuar dhe për të shkëlqyer. Ti je më shumë se një klub për mua, je një familje. Dhe unë do ta mbaj çdo kujtim me dashuri dhe mirënjohje në zemrën time. Për vendin e bukur të Shqipërisë, i dhatë një djali nga Ajegunle, Nigeri, një shans për të ëndërruar me zë të lartë. Më përqafove, më mbështete dhe më dhe platformën për ta bërë botën të dëgjojë emrin tim Itodo Mandela. Nga Luzi 2008 te Dinamo City, Shqipëria ka shkruar një kapitull të artë në udhëtimin tim. Do të jem përgjithmonë mirënjohës. E mbaj dashurinë tënde me vete në kapitullin tjetër. Faleminderit.”

Mandela u bë një nga lojtarët më të dashur për tifozët blu falë profesionalizmit dhe shpirtit luftarak në fushë. Ai pritet që ta vijojë karriera e tij në Ukrainë te skuadra e Metalisr Karhkivit, por fjalët e tij tregojnë se Dinamo dhe Shqipëria do të zënë gjithmonë një vend të veçantë në kujtimet e tij.

PANORAMASPORT.AL