Postuar: Janar 25, 2025 | 8:16
Luhet derbi kryeqytetas, njihuni me të gjitha sfidat e sotme në Superiore
Java e 22-të e Superiores do të nisë me 3 duele.

Në orën 13:30 Bylisi, skuadra më në formë e momentit do të presë Tiranën e vendit të 9-të. Shkëmbi do të kërkojë fitoren pas rikthmit në pankinën bardheblu.
Derbi kryeqytetas Partizani-Dinamo do të zhvillohet në orën 16:30. Të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta dhe do luftojnë për kreun.
Ndërsa po në të njëjtën orë luhet edhe Skënderbeu-Teuta.
NDESHJET E SOTME
BYLIS-TIRANA 13:30
PARTIZANI-DINAMO 16:30 (në “Arena e Demave”)
SKËNDERBEU-TEUTA 16:30
PANORAMASPORT.AL













