Lorenc Trashi është gati, asnjë pengesë për sprintin final te Flamurtari
Lorenc Trashi u kthye në çështje te Flamurtari, pas humbjes 2 me 1 ndaj Bylisit në transfertë. Kapiteni i kuqezinjve u largua me karton të kuq në fundin e takimit dhe duke shkaktuar penalltinë, që u dha 3 pikët vendësve.

Tronditja ishte e madhe për Flamurtarin, që vendosi të pezullonte Trashin. 33-vjeçari mungoi në javën e fundit ndaj Tiranës, pikërisht për shkak të kartonit të kuq.
Në anën tjetër, tashmë mund të quhet i gatshëm për Flamurtarin. Mbetet në dorën e klubit vlonjat dhe më pas trajnerit Andi Ribaj, që të vendosin për aktivizimin e tij.
Flamurtari po përgatitet për sfidën me Vorën. Në shtëpinë e tij bën punë vetëm fitorja, që të mbahet gjallë shpresa për objektivin mbijetesë. Asnjë pengesë nuk shfaqet para sfidës delikate, pasi lojtarët nuk vuajnë pezullimet për shkak kartonësh.
PANORAMASPORT.AL













