Llogaritë, Tiranës i duhen 15 pikë për të qëndruar në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2025 | 14:36

Llogaritë, Tiranës i duhen 15 pikë për të qëndruar në Superiore

Tirana do të luajë me Egnatian sfidën e radhës së kampionatit, por për të shpëtuar nga rënia direkte, bardhebluve do t’u duhen 15 pikë.TIRANANë 2 kampionatet e fundit, skuadrat që kanë shpëtuar direkt kanë pasur të paktën 46 pikë. Një shifër goxha e madhe, duke pasur parasysh se 26 herë kampionët në këtë moment që flasim kanë 30 pikë.

Kjo do të thotë se Tiranës i duhen edhe pesë fitore të tjera, që tifozët të flenë të qetë. Problemi qëndron se kalendari i mbetur, ka vetëm 7 ndeshje dhe Tirana këtë kampionat nuk ka mundur të fitojë dy sfida rresht.

PANORAMASPORT.AL