LIVE MALISHEVA-VLLAZNIA/ Shtanget ekipi i Martinit, Uka gjen golin pas disa rasteve të humbura (VIDEO)
Vllaznia do të përballet sot me Malishevën në Kampi Nacional Hajvalia, pikërisht prej orës 16:30. Ky është takimi i kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Vllaznia e Edi Martinit fitoi 2 me 1 në sfidën e parë në stadiumin “Loro Boriëi”. Një takim nga i cili triumfi erdhi me përmbysje rezultati për kuqeblutë.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën në Kosovë. Martini ka preferuar vetëm një ndryshim përballë Thomas Brdariç.
Aris Ara ulet në stol, ndërsa Ensar Tafili e nis nga minuta e parë. Herën e kaluar ishte një rreshtim 4-3-3 nga kuqeblutë, teksa sot do të jetë 4-2-3-1. Balaj qëndron në majën e sulmit.
REZULTATI LIVE
MALISHEVA 1-0 VLLAZNIA
34′ Uka
NGJARJET KRYESORE
37′ Dros ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
36′ Isgandarli provon nga distanca. Jukaj kontrollon pa problem.
34′ GOL! Malisheva 1-0 Vllaznia/ Uka gjen golin pas disa rasteve të humbura. Malisheva në avantazh. (VIDEO) + (VIDEO)
30′ Çelikoviç ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
29′ Xhylani ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërpret një aksion të Vllaznisë në mënyrë të gabuar.
23′ Isgandarli e dhuron topin te Jukaj. Dalje e rrezikshme nga Malisheva.
15′ Tjetër rast për Ukën, i cili godet rrjetën e jashtme. Malisheva vazhdon dominimin. (VIDEO)
8′ Jukaj ndal goditjen e Ukës. Tjetër rast i artë për Vllazninë. (VIDEO)
5′ Uka humbet rastin e artë, ndërsa ndalet nga shtylla. Malisheva pranë golit të avantazhit. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Malisheva – Vllaznia


PANORAMASPORT.AL













