LIVE MALISHEVA-VLLAZNIA/ Pjesa e dytë nis me çudi, Isgandarli merr të verdhë pa filluar loja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 17:19

LIVE MALISHEVA-VLLAZNIA/ Pjesa e dytë nis me çudi, Isgandarli merr të verdhë pa filluar loja (VIDEO)

Vllaznia do të përballet sot me Malishevën në Kampi Nacional Hajvalia, pikërisht prej orës 16:30. Ky është takimi i kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2026-07-15 16-36-49-850

Vllaznia e Edi Martinit fitoi 2 me 1 në sfidën e parë në stadiumin “Loro Boriëi”. Një takim nga i cili triumfi erdhi me përmbysje rezultati për kuqeblutë.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën në Kosovë. Martini ka preferuar vetëm një ndryshim përballë Thomas Brdariç.

Aris Ara ulet në stol, ndërsa Ensar Tafili e nis nga minuta e parë. Herën e kaluar ishte një rreshtim 4-3-3 nga kuqeblutë, teksa sot do të jetë 4-2-3-1. Balaj qëndron në majën e sulmit.

REZULTATI LIVE

MALISHEVA 2-0 VLLAZNIA

34′ Uka, 45+2′ Ibishi

NGJARJET KRYESORE

47’ Uka del përsëri rrezikshëm në krahun e majtë iu vetëm në zonë, por nuk ia del të gjuajë drejt portës. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes. Isgandarli ndëshkohet me të verdhë para saj për shkak të një dialogu me gjyqtarin kryesor.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë. Malisheva 2-0 Vllaznia.

45+2′ GOL! Malisheva 2-0 Vllaznia/ Ibishi tund rrjetën, Malisheva dyfishon shifrat. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Gabim i rëndë nga Jukaj, por Uka ndalet pikërisht nga portieri i Vllaznisë më pas. (VIDEO)

37′ Dros ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.

36′ Isgandarli provon nga distanca. Jukaj kontrollon pa problem.

34′ GOL! Malisheva 1-0 Vllaznia/ Uka gjen golin pas disa rasteve të humbura. Malisheva në avantazh. (VIDEO) + (VIDEO)

30′ Çelikoviç ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.

29′ Xhylani ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërpret një aksion të Vllaznisë në mënyrë të gabuar.

23′ Isgandarli e dhuron topin te Jukaj. Dalje e rrezikshme nga Malisheva.

15′ Tjetër rast për Ukën, i cili godet rrjetën e jashtme. Malisheva vazhdon dominimin. (VIDEO)

8′ Jukaj ndal goditjen e Ukës. Tjetër rast i artë për Malishevën. (VIDEO)

5′ Uka humbet rastin e artë, ndërsa ndalet nga shtylla. Malisheva pranë golit të avantazhit. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

Malisheva – Vllaznia

Screenshot 2026-07-15 152103

Screenshot 2026-07-15 152116

PANORAMASPORT.AL