Postuar: Korrik 15, 2026 | 16:30
LIVE MALISHEVA-VLLAZNIA/ Martini ndryshon formacionin fitues, nis sfida e kthimit në Europë
Vllaznia do të përballet sot me Malishevën në Kampi Nacional Hajvalia, pikërisht prej orës 16:30. Ky është takimi i kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Vllaznia e Edi Martinit fitoi 2 me 1 në sfidën e parë në stadiumin “Loro Boriëi”. Një takim nga i cili triumfi erdhi me përmbysje rezultati për kuqeblutë.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën në Kosovë. Martini ka preferuar vetëm një ndryshim përballë Thomas Brdariç.
Aris Ara ulet në stol, ndërsa Ensar Tafili e nis nga minuta e parë. Herën e kaluar ishte një rreshtim 4-3-3 nga kuqeblutë, teksa sot do të jetë 4-2-3-1. Balaj qëndron në majën e sulmit.
FORMACIONET ZYRTARE
Malisheva – Vllaznia


PANORAMASPORT.AL













