Postuar: Shtator 25, 2025 | 20:38
Lista e FSHF-së, kapitenit të Dinamos i ndalohet të luajë deri në janar
Rustem Hoxha pësoi një dëmtim të rëndë vetëm pak javë para fillimit të kampionatit, duke bërë që të humbasë një pjesë të madhe të sezonit.

Qendërmbrojtësi pritet të rikthehet në skuadër vetëm pas janarit, për shkak të këputjes së ligamentit.
Kështu, Dinamo e ka lënë jashtë listës së federimit dhe nëse rikuperohet më shpejtë, ai nuk mund të luajë pa ardhur merkatoja e radhës, kur hapen edhe federimet.
PANORAMASPORT.AL













