Tronditet Vllaznia, ylli i skuadrës mbyll sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2026 | 15:21

Tronditet Vllaznia, ylli i skuadrës mbyll sezonin

Lajme të këqija vijnë nga Shkodra, ylli i Vllaznisë, Lirim Kastrati, ka mbyllur sezonin! Sulmuesi shqiptar i Kosovës, u detyrua të largohej nga fusha në lot për shkak të një dëmtimi në minutat e fundit të pjesës së parë, teksa ditën e sotme u mësua, se për fat të keq, Kastrati, ka këputur ligamentin cruciate anterior dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

bandicam 2026-03-13 19-49-39-185

27-vjeçari do t’i nënshtrohet operacionet, teksa konsiderohet një mungese e madhe për Vllazninë, në një fazë tepër delikate të kampionatit.

Anterior-Cruciate-Ligament-Anatomy

Kastrati ka qenë një nga elementët më të spikatur të skuadrës, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv me shpejtësinë dhe depërtimet e tij.

PANORAMASPORT.AL