Laçi me “marsh” të pestë, vetëm Egnatia ka bërë më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2025 | 21:38

Laçi me “marsh” të pestë, vetëm Egnatia ka bërë më mirë

Më mirë ka bërë vetëm Egnatia kampione. Laçi i javëve të fundit është vërtet një ekip i frikshëm, me 3 fitore dhe 1 barazim. Kurbinasit, pas humbjes së befasishme me Bylisin në fushën e tyre, kanë reaguar fuqishëm dhe kanë treguar se jo vetëm dinë të luajnë futboll të bukur, por edhe të marrin rezultate, duke pasur hapin e një pretendenti.

Skenderbeu-Laci

Dora e trajnerit Françesko Moriero te Laçi është evidente prej kohësh, me skuadrën që sa vjen dhe e rrit performancën e saj. Askush nuk e mendonte se Laçi sot do të ishte para Elbasanit dhe Tiranës në tabelën e renditjes.

Fitorja 3-0 ndaj Teutës është një tregues i qartë për forcën e Laçit, që manifeston entuziazëm dhe kurajë në fushën e blertë. Kurbinasit shitën mesfushorin Kryeziu në merkaton e dimrit, ndërsa në ndeshjet e fundit ka munguar Mjaki për arsye shëndetësore, megjithatë skuadra ka funksionuar mjaft mirë. Dinamo është e paralajmëruar.

Dy skuadrat, që javën e ardhshme kanë edhe impenjimet e Kupës, do të përplasen të premten në stadiumin “Elbasan Arena”. Me formën që gëzon, Laçi mund t’i bëjë keq çdo kundërshtari.

PANORAMASPORT.AL