Ky është viti i Elbasanit për të fituar trofe, pritshmëritë e tifozëve janë të larta
Në qytet ndihen më shumë se kurrë zërat e tifozëve. Bisedat në kafenetë pranë “Elbasan Arenës” dhe rrugicat përreth kanë vetëm një temë: çfarë Elbasani do të shohim këtë vit?
Pas një rikthimi të lavdishëm në elitë, pritshmëritë janë rritur natyrshëm. Tifozët nuk kënaqen më me idenë e një skuadre që lufton vetëm për të qëndruar në kategori; ata duan një ekip që guxon, që sfidon rivalët dhe që rikthen krenarinë e qytetit.
Ka ende kujtime të freskëta për sezonet kur verdheblutë rivalizonin për trofe dhe stadiumi gumëzhinte në çdo ndeshje. Besimi ekziston, sidomos pasi grupi aktual duket më i konsoliduar dhe më i pjekur, ndërsa drejtuesit nuk kanë bërë eksperimente me afrime të rastësishme, por kanë zgjedhur lojtarë që përputhen me filozofinë e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL













