KUPA E SHQIPËRISË/ Plot 29 gola nga tetë ekipet e Kategorisë së Parë, Vora fiton me përmbysje. Mësoni rezultatet përfundimtare (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2025 | 23:59

KUPA E SHQIPËRISË/ Plot 29 gola nga tetë ekipet e Kategorisë së Parë, Vora fiton me përmbysje. Mësoni rezultatet përfundimtare (VIDEO)

Sot u luajtën gjashtë ndeshjet e mbetura për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Apolonia dhe Burreli kaluan më tej.

Kupa-e-Shqiperise

Në total u shënuan 32 gola, ndërsa 29 gola u shënuan nga tetë ekipet e Kategorisë së Parë. Asnjë surprizë nuk kishte. Të gjitha ekipet pritëse fituan. Iliria, Sopoti, Kukësi, Korabi, Lushnja dhe Kastrioti nuk ia dolën të surprizonin në transferta.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

Vora 2-1 Sopoti (Në Ahmetaq, Vorë)

29′ Luis Felipe, 52′ Fazlagiç – 19′ Myslimi

Besa 3-1 Kukësi (Fusha e Vjetër, Kavajë)

14′ Beqja, 36′ Danaj, 45′ Kordeiro – 54′ Ballhysa

Burreli 5-2 Kastrioti

1′ Xhabrahimi, 2′ Fetaj, 27′ Arango Aristi, 65′ Xhabrahimi, 74′ Dedgjonaj – 75′ Zaçe, 82′ Halilaj

Goli i Arango Aristit: (VIDEO)

Goli i Xhabrahimit: (VIDEO)

Goli i Dedgjonajt: (VIDEO)

Goli i Zaçes: (VIDEO)

Goli i Halilajt: (VIDEO)

Pogradeci 4–3 Korabi

13′ Krasniqi, 43′ Santi, 58′, 80′ Ezekiel – 44′ Marku, 74′ Boçka, 85′ Zeqiraj

Apolonia 3–2 Lushnja

Skënderbeu 4-2 Iliria

PANORAMASPORT.AL