KUPA E SHQIPËRISË / Përcaktohen ekipet e turit 1/8, në lojë hyjnë të gjitha skuadrat e Superiores. Mësoni të gjitha përballjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2025 | 23:20

KUPA E SHQIPËRISË / Përcaktohen ekipet e turit 1/8, në lojë hyjnë të gjitha skuadrat e Superiores. Mësoni të gjitha përballjet

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur sot turin e dytë të saj dhe ka përcaktuar tablonë për turin 1/8 të turneut, aty ku në garë janë të gjitha skuadrat e Superiores.

1706001851_kupaeshqiperise

Sipas skemës së paracaktuar duke marrë për bazë renditjen e sezonit të kaluar, janë ndarë çiftet dhe do të ketë përballje të zjarrta. DY më të spikaturat janë padyshim ato mes skuadrave të Superiores, Teuta-Vora dhe Elbasani-Flamurtari.

Por shumë interesante janë edhe ndeshjet e tjera me ekipet e Kategorisë së Parë që do të provojnë të bëjnë surprizën, edhe pse janë të penalizuar nga zhvillimi i ndeshjeve në fushën kundërshtare.

TURI 1/8

Tirana – Skënderbeu

Teuta – Vora

Dinamo – Besa

Vllaznia – Pogradeci

Bylis – Laçi

Elbasani – Flamurtari

Partizani – Burreli

Egnatia – Apolonia

PANORAMASPORT.AL