Kryendeshja e javës së 31-të të Superiores, ja si vijnë Egnatia dhe Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2025 | 21:14

Kryendeshja e javës së 31-të të Superiores, ja si vijnë Egnatia dhe Vllaznia

Egnatia-Vllaznia do të jetë kryendeshja e javës së 31-të të Superiores në mesjavë. Ku dy nga skuadrat pretendente të këtij sezoni do të vihen përballë njëra-tjetrës në kuadër të fazës së katërt dhe të fundit të këtij edicioni.

egnatia-vllaznia

Pavarësisht se ndoshta përballë do të jenë dy nga ekipet më cilësore të këtij kampionati, forma e dy skuadrave nuk ka qenë më e mira e mundshme. Madje të dy ekipet kanë një ecuri identike në 5 javët e fundit të kampionatit. Si Vllaznia dhe Egnatia kanë grumbulluar nga 6 pikë në 5 duelet e fundit në Superiore. Me Vllazninë që gjatë kësaj periudhe ka arritur 3 barazime, 1- 1 kundër Elbasanit, 2-2 ndaj Laçit dhe 0-0 ndaj Tiranës.

Po ashtu shkodranët kanë mposhtur 2-0 Partizanin dhe janë mundur 1-2 nga Skënderbeu, duke shënuar 6 gola e duke pësuar 5 të tillë. Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe edhe Egnatia numëron 3 barazime, 1-1 ndaj Tiranës, 1-1 me Laçin dhe 1-1 me Teutën e ndërsa ka fituar 2-0 ndaj Dinamos dhe ka humbur 1-0 kundër Skënderbeut. Rrogozhinasit kanë shënuar 5 gola dhe pësuar 4 në 5 javët e fundit të Superiores.

PANORAMASPORT.AL