KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Vllaznia i bashkohet Partizanit dhe Tiranës, si ndryshoi forma nga një vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 18:48

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Vllaznia i bashkohet Partizanit dhe Tiranës, si ndryshoi forma nga një vit më parë

Tashmë kanë kaluar 17 javë në Superiore. Konstatimi nga java e 17-të në sezonin e kaluar, nxjerr në pah tre klube që kanë bërë më keq sa i përket numrit të pikëve.

Kategoria-Superiore

Bëhet fjalë për Vllazninë, Partizanin dhe Tiranën. Pjesa tjetër është e gjitha që ka grumbulluar më tepër pikë.

Kështu Partizani ka humbur 6 pikë. Vllaznia 1 pikë dhe Tirana 9 pikë. Egnatia kryesuese dallon për rikuperimin, pasi numëron 4 pikë më tepër se edicioni i kaluar.

Ndryshimi më i madh vjen nga AF Elbasani. Plot 11 pikë numërojnë më tepër verdheblutë në edicionin e dytë të tyre në Superiore.

RENDITJA AKTUALE

Screenshot 2025-12-20 184009

RENDITJA E SEZONIT TË KALUAR PAS 17 JAVËVE

Screenshot 2025-12-20 184035

PANORAMASPORT.AL