KOKSH shpall emrat e Lojërave Mesdhetare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2013 | 12:20

KOKSH shpall emrat e Lojërave Mesdhetare

koksh_bursa_olimpike_dhe_stervKomiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka shpallur dje zyrtarisht listën e sportistëve dhe disiplinave që do të përfaqësojnë delegacionin kuqezi në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013” në 20-30 qershor. Në konferencën për shtyp të zhvilluar dje nga kryetari i Komisionit Teknik, Viron Bezhani, në prani të anëtarëve Bujar Shehu dhe Labo Çapo, u dhanë detaje mbi sportistët dhe trajnerët e 15 sporteve me të cilat Shqipëria do të përfaqësohet në këto lojëra. “Që para dy viteve dhe në mënyrë të vazhdueshme, Komisioni Teknik ka bashkëpunuar me federatat sportive, që në këto lojëra Shqipëria të përfaqësohet me sportistët më cilësorë dhe që të mos shkohet për turizëm. Megjithatë, në ato sporte ku pritshmëritë nuk janë për medalje, ne jemi përpjekur që të respektojmë gjithëpërfshirjen e sporteve si dhe të gjinisë. Kjo listë përfundimtare është përpiluar mbi bazën e propozimeve me anë të shkresave zyrtare të dërguara nga federatat përkatëse, sipas kritereve të përcaktuara më parë nga Komisioni Teknik i KOKSH. Sportet pjesëmarrëse nga Shqipëria në këtë edicion të 17-të të Lojërave Mesdhetare janë atletika, qitja sportive; qitja me pjatelë, gjimnastika artistike, çiklizmi, boksi, futbolli, peshëngritja, mundja, hipizmi, karateja, taekwondoja, xhudoja, pingpongu dhe noti. Si më sipër, në këtë edicion ne do të përfaqësohemi vetëm me një kombëtare të sportit kolektiv, futbollin, pavarësisht se gjatë procesit të akreditimit ne kemi ftuar edhe basketbollin dhe volejbollin për të marrë pjesë në këto lojëra. Ndoshta financat e tyre nuk kanë mundësuar transportin për në Mersin, duke marrë parasysh që akomodimi do të mbulohet nga vendi organizator. Duke përfituar nga ky rast, u bëj thirrje institucioneve shtetërore të jenë më aktive dhe të angazhohen maksimalisht dhe të mos e lënë për minutat e fundit”. Bezhani gjithashtu informoi se KOKSH- i është në pritje të projekteve dhe propozimeve të Federatave për grumbullimin dhe përgatitjen e sportistëve të tyre pjesëmarrës për “Mersin 2013”, në mënyrë që të mund t’i mbështesë ata financiarisht, si dhe nga ana logjistike.

Boksierët, stërvitje me Francën
Deri dje, sipas kryetarit të Komisionit Teknik të KOKSH-it, Viron Bezhani, vetëm Federata e Boksit ka paraqitur një propozim për grumbullim, përtej shkresave të vazhdueshme që janë nisur në adresë të federatave shumësportëshe. KOKSH u ka mundësuar 2 boksierëve që pretendojnë për medalje, Christian Demajt e Rexhildo Zenelit dhe trajnerit Jonid Nano pjesëmarrjen në një kamp stërvitor në Francë për 10 ditë, ku ata do të kenë mundësinë të trajnohen së bashku me Kombëtaren franceze të boksit. Gjithashtu po negociohet edhe një kamp stërvitor për mundësin Fation Baro në Rumani.
OLGERT SERANI

KOMBËTARJA
SPORTISTI – DISIPLINA – DATA E GARAVE
Arben Cerina qitje 23-28 qershor
Aida Mustafaj qitje 23-28 qershor
Arben Kuçana qitje 23-28 qershor
Lumturi Pepa qitje 23-28 qershor
Diana Mata trajner
Alon Hasa gjimnastikë artistike 20-22 qershor
Petr Kovak trajner
Adriatik Hoxha atletikë 26-29 qershor
Elton Bitincka atletikë 26-29 qershor
Ilir Këllezi atletikë 26-29 qershor
Luiza Gega atletikë 26-29 qershor
Taulant Stërmasi trajner
Christian Demaj boks 21-26 qershor
Rexhildo Zeneli boks 21-26 qershor
Kristian Shytani boks 21-26 qershor
Zef Ndou trajner
Dritan Daka qitje me pjatel 23 qershor
Bujar Hyka trajner
Eugert Zhupa çiklizëm 25-28 qershor
Emiliano Stojku çiklizëm 25-28 qershor
Olsian Veliaj çiklizëm 25-28 qershor
Dashamir Rama trajner
Gazmend Brahimi hipizëm 23-25 qershor
Xhaferr Lami hipizëm 23-25 qershor
Klodian Allajbeu zyrtar
Denisa Rrushi zyrtare
Elton Jaupi zyrtar
Indrit Çullhaj xhudo 21-23 qershor
Arta Merturi xhudo 21-23 qershor
Labo Çapo trajner
Elena Irina Samoila trajnere
Herolind Nishevci karate 28-29 qershor
Xhino Toli karate 28-29 qershor
Parid Dule trajner
Anxhela Kashari not 21-25 qershor
Noel Borshi not 21-25 qershor
Sidni Hoxha not 21-25 qershor
Rovena Marku trajnere
Arsena Osmanaj ping pong 25-29 qershor
Nikolla Haxhillazi ping pong 25-29 qershor
Ilir Shabanaj trajner
Egers Aliu taekëondo 21-23 qershor
Xhersi Kurti taekëondo 21-23 qershor
Leonidha Kapri trajner
Romela Begaj peshëngritje 21-25 qershor
Briken Calja peshëngritje 21-26 qershor
Daniel Godelli peshëngritje 21-26 qershor
Ervis Tabaku peshëngritje 21-26 qershor
Isa Bala peshëngritje 21-26 qershor
Arbër Çerçizi peshëngritje 21-26 qershor
Sokol Bishanaku trajner
Ilir Çela trajner
Fatjon Baro mundje 26-27 qershor
Sahit Prizreni mundje 26-27 qershor
Egzon Shala mundje 26-27 qershor
Ergys Mirukaj mundje 22-23 qershor
Meraldo Ndoka mundje 22-23 qershor
Altin Shtjefni trajner
Fuat Brahi trajner
TABELA
DISIPLINA SPORTISTË – TRAJNER – ZYRTAR
Qitje 4   1
Gjimnastikë artistike 1   1
Atletikë 4   1
Boks 3   1
Qitje me pjatel 1   1
Çiklizëm 3   1
Hipizëm 3    3
Xhudo 3   2
Karate 2   1
Not 3    1
Pingpong 2    1
Taekwondo 2    1
Peshëngritje 6    2
Mundje 5    1