Koha nuk premton më për blutë, Dinamo pret reagimin nga ekipi dhe “ndihmë” nga Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2026 | 22:46

Koha nuk premton më për blutë, Dinamo pret reagimin nga ekipi dhe “ndihmë” nga Egnatia

Humbja e fundit e Dinamos ndaj Egnatias, ka lëkundur pozitat e bluve në katërshen e parë dhe këtë javë duhet reagim nga skuadra e Dajës.

DINAMOOO

Blutë e dinë që për të mbajtur vendin e katërt në tabelë, duhet të marrin fitore patjetër në fushën e vështirë të Vorës e më pas, të presin të qetë derbin me Partizanin. Këta të fundit kanë një kalendar më të vështirë në letër në dy javët e fundit të kësaj faze duke qenë se fillimisht luajnë me Egnatian e më pas është përballja direkte që mund të vendosë shumë këtë sezon.

Dinamo ka shumë javë që ruan pozitën e vendit të katërt por rezultatet e fundit në kampionat, nuk e lënë më asgjë të sigurt dhe pas rezultateve të kësaj jave, te Dinamo ndihet presioni.

PANORAMASPORT.AL