Klubi kosovar shton koloninë nga kampionati shqiptar, firmos edhe kapiteni i Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2024 | 14:54

Klubi kosovar shton koloninë nga kampionati shqiptar, firmos edhe kapiteni i Kastriotit

Kapiteni i Kastriotit, Sokol Neziri, nuk do jetë pjesë e krutanëve për sezonin e ri. Mbrojtësi i djathtë largohet drejt Kosovës, teksa ka nënshkruar me Lirinë e Prizrenit dhe do t’i bashkohet kështu 11 futbollistëve të tjerë nga Shqipëria,

neziri

të cilët kontribuojnë për këtë ekip si: Abaz Karakaçi, Mateo Qarri, Klaudio Leka, Arbër Basha, Xhuljo Mehmeti, Silvio Zogaj, Fluturim Domi, Enis Gavazaj, Xhelal Terziu, Jasmin Raboshta, Kevis Dragoj, së fundmi i shtohet edhe Sokol Neziri.

Të gjithë këta lojtarë nga Shqipëria do të “luftojnë” për ngjyrat e ekipit Liria të Prizrenit, që kërkon rikthimin në Superligën e Kosovës. Neziri ka firmosur një kontratë një vjeçare me këtë ekip.

SHKELQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"